Një 38-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës policët dhe përmbaruesit, për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.