Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Nuk njoftoi policinë për grabitjen, arrestohet roja e kompanisë në Durrës

15/04/2021 - 08:47

Roja e një kompanie private në Durrës është arrestuar nga policia.

Mësohet se gjatë natës, në objektin ku ai po ruante në lagjen nr.14 është grabitur një sasi parash, por roja nuk ka monitoruar kamerat dhe as nuk ka raportuar në polici.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Shpërdorim detyre", shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç. 

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.   

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Një automjet ka përplasur një grua dhe dy fëmijët e saj e më pas është larguar.

Një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit Fushë-Prezë, ku dy automjete janë përpla

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një motor është përplasur me një kamion.

Një 35-vjeçar është arrestuar në portin e Vlorës, pasi ka ndihmuar dy të huaj që të kalojnë kufirin me test Covid të falsifikuar.

Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drograve në lagjen 17 në Korçë, ku një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Petrit Hykaj 60-vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tj 29-vjeç, Shkëlqim Hykaj, pasi gjat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, b

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka pë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ne Spoleto, pasi u kap me sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë.