Nuk u lejua në varrimin e motrës/ Tenton për të dytën herë vetëvrasjen në burg Kovaçi

14/01/2020 - 14:41

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.

Shpëtim Kovaçi ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti” dhe pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.

Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe pas një lavazhoje stomaku dhe medikameteve të marra është jashtë rrezikut për jetën. Burime të besueshme brenda burgut të Beratit konfirmojnë për Top Channel se Shpëtim Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi), që u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll në Francë ditën e Krishtlindjeve.

Sipas të njëjtave burime, Kovaçi ka deklaruar pas vdekjes së motrës se ajo ishte e vetmja në familje që kujdesej për të gjithë dhe që dërgonte lekë për tu ushqyer.

I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë, duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes më 11 janar, në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmb