Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar nga puna për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa rrënjëve kanabis të gjetura në zona të ndryshme të thella malore. Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.