Një shqiptar 23-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal ia ktheu jetën në ferr të vërtetë partneres së tij italiane, 25-vjeçare të papunë. 

Dy të rinjtë pas një njohjeje shumë të shkurtër vendosën të jetojnë bashkë në komunën e Colorno-s në Parma gjatë këtij viti, e më pas filloi gjithçka që do të shkonte drejt fundit.

I riu shqiptar filloi të fyente dhe kërcënonte të dashurën, e madje arriti deri aty sa ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

23-vjeçari shqiptar shkoi deri aty sa e detyroi të dashurën të martoheshin në mënyrë që të bëhej me letra. Në muajin qershor ata realizuan një festë ku celebruan dhe martesën e tyre. Dhe pas dasmës, përditshmëria e tyre mbushej si gjithnjë me dhunë e përdhunim.

Por shpëtim për të renë italiane ishin shërbimet sociale, pasi vunë re se çifti kishte probleme financiare dhe më pas detyruan italianen të kryente denoncim dhe të reagonte lidhur me dhunën që po i nënshtrohej.

Pasi ka kallëzuar bashkëshortin e saj në polici, e reja ishte nënshtruar disa vizitave ku mjekët kanë konstatuar lëndime të shumta në trupin e saj.

25-vjeçarja vendosi të mos shkonte më në shtëpinë ku ata jetonin dhe nuk kontaktoi me burrin e saj. Ky i fundit iu drejtua karabinierëve për të raportuar për zhdukjen e gruas, por u arrestua.