Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas informacioneve policore, i riu me iniciale A. D., kishte konsumuar pije alkoolike dhe po prishte qetësinë publike duke ngritur zërin e kasetofonit në makinë në lagjen Nr. 1, Durrës.

Banorët kanë njoftuar policinë pasi janë shqetësuar nga muzika e lartë në makinë. Pas mbërritjes së uniformave blu, ai ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.