Një 29 vjeçar, pjesëtar i forcave të NATO- s ka humbur jeten pasi është vetëhelmuar me fostoksinë.

I riu i identifikuar si E. Xhaja, ishte me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës dhe banonte në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.

Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar më pas edhe në urgjencën në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.