27 nëntor 2014-  Siç kishte njoftuar dhe më herët “Dyrrah”-u, Olsi Xhaferraj, 28 vjeç pësoi një aksident me motorçikletë, më 9 nëntor 2014. Fatkeqësisht, ai sot ndërroi jetë  në Spitalin e Torretos.

 Olsi ishte mjeshtër i punimit të xhamit dhe emigrant me dokumenta të rregullta në Itali. Ai kishte pasion të vetin motorçikletat e fuqishme, pasion që i mori dhe jetën. Pikërisht në 9 nëntor, ndërsa po ngiste motorçikletën e vet nga qyteza e Kastelfidardos, ku banonte, pësoi aksident. Mjekët kishin shumë shpresa se Olsi do mbijetonte. Ai edhe ditëlindjen e festoi në reaminacion, me shpresën se trupi i tij prej atleti edhe kësaj here ia kishte hedhur vdekjes.

 Fatkeqësisht jo! Olsi la në pikëllim të thellë familjarët, të afërmit, miqtë shqiptarë e italianë banorë të qytezës së Kastelfidardos.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/