Operacion antidrogë në Durrës, kapet transportuesi me 46 kg kanabis në "Benz"

10/10/2019 - 09:53

Policia e Qarkut Durrës godet një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në sajë të operacionit të koduar "Rrethi", u sekuestruan rreth 46 kg kanabis, ndërsa u arrestua transportuesi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë - Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Rrethi".

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë - Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia angleze ka deklaruar se këtë pasdite, datë 16 tetor 2019, dy shqiptarë kanë marrë dënimin nga gjykata me 32 muaj burgim secili.

Prokuroria e Kavajës më në fund ka marrë nën hetim Marsida Qatjan, 30-vjeçaren në banesën e së cilës në datë 9 tetor, pas shkëmbimit të a

Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Fushë Krujë.

Policia italiane ka zhvilluar një mega-operacion, duke shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez,

Policia ndalon një 24-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e na

Ky është momenti i arrestimit të 38-vjeçarit Tesilvan Basho gjatë operacionit “Selenica”.

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Selenicë të Vlorës.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit pas protestës të së dielës.