Operacion i gjerë antidrogë, 4 në pranga (VIDEO)

Postuar: 19/05/2017 - 11:49

Policia e Lezhës ka sekuestruar 190 kg marijuanë, gjatë goditjes së dy rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe ka arrestuar katër persona.

Në operacionin e gjerë antidrogë në rang qarku të koduar “Horizont”, u arrestuan tre persona në Kurbin dhe një në Lezhë.

Në Kurbin u arrestuan 40-vjeçari Agron Prelaj, 27-vjeçari Albert Haxhia dhe 40-vjeçari Lek Lari pasi në vendin e quajtur Fushë - Mamurras, u sekuestruan 153.5 kg marijuanë brenda një mjeti tip Opel me targa AA 605 IC.

Në kërkim u shpall edhe 42-vjeçari A.M., banues në Tiranë, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Ndërsa në rastin e dytë, në fshatin Mërqi të Lezhës, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike marijuanë në banesën e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, i cili u arrestua.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 bimë narkotike kanabis sativa në dy fshatra pranë bregdetit të Adriatikut.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitër Xhollo, 29 vjeç, banues në fshatin Dërmish, pasi dje ka shkuar në një lok

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur prej 17 vitesh, Luan Sadik Dallaku (Dollak

Dy inspektorë teknikë pranë “SGS Auto Albania Kukës” janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Pas pamjeve të transmetuara në emisionin “STOP”, ku një punonjës i policisë shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj gazetares dhe operatorit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.

Një aksident hekurudhor me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Itali dhe viktima raportohet se është një shqiptar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i nj

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet.

Një shtetas nga Durrësi iu është dorëzuar dorëzuar homologëve të tyre shqiptarë nga autoritetet italiane.