Operacioni "BIZARK", sekuestrohet pasuria e grupit kriminal në Durrës

17/07/2019 - 15:48

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor “BIZARK”.

Vendoset sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.

Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

–          Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet  “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

–          Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Policia e Shtetit është e vendosur që nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, të gjurmojë, evidentojë dhe sekuestrojë të gjitha pasuritë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45-vjeçar nga Vlora për armëmbajtje pa leje.

Dy të dënuar në Shqipëri për vjedhje me pasojë vdekjen dhe prodhim e shitje narkotikësh janë ekstraduar nga Kroacia dhe Italia.

Fabjan Alameti, shqiptari 21-vjeçar që banonte në New York është dënuar me gati pesë vite burg.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në

Një automjet ka përfunduar i përmbysur në kanal përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Verona të Italisë, ku janë përplasur dy kamionë.

Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga policia për të zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ku mbeti i vrarë 23-vjecari Andi Z

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. 52-vjeçari Enver Boriçi është qëlluar për vdekje.

Pronari i një lokali në Lushnjë është gjetur i vrarë me një plumb në kokë mëngjesin e sotëm.