Operacioni “Kanioni” çon në pranga 6 persona, kapen 176.5 kg kanabis

28/09/2020 - 14:54

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Kanioni", sekuestrohen 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 43 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Durrës, S. D., 32 vjeç, banues në Poliçan, F. B., 31 vjeç, banues në Poliçan dhe A. B., 25 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse policie në Bashkinë Durrës (vëlla dhe motër), si dhe F. L., 44 vjeç, banues në Çorrogjafë, Berat, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. B., 14 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit A. L. dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi E. Z., banues në Tërpan, Berat, (administrator i Njësisë Tërpan), për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe "Shpërdorim detyre".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pra

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontr

Policia e Durrësit njofton se shkak për përfshirjen në flakë të mjetit "Benz" dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Përfshihet nga flakët në ecje një makinë "Benz" në Durrës.

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i trefishtë i ndodhur në periferi të Tiranës. Policia bëri me dije se, rreth orë

Pronarja e një dyqani në Roskovec të Fierit është grabitur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.