Organizoi dasmë, 1 milion lekë gjobë pronarit të lokalit

05/08/2020 - 13:58

Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, i cili kishte organizuar një ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 100.000 lekë.

Policia e Korçës apelon për të gjithë pronarët/ administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçare pasi ka dhunuar dhe përndjekur ish-partnerin e saj.

Pas 8 muajsh hetim, gjykata e Korcës ka lënë të lirë 18-vjeçarin, Devis Hoti cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamu

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni këtë të martë në Itali.

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi dyshohet se mund të jetë autori i vrasjes së dy të moshuarve në Kretë.

Rëndohet gjendja e 40-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë një atentat pranë banesës së tij. Mediat në vend, duke iu referuar burimeve n

Drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim për abuzimin 1.4 mln dollarë, është ndaluar nga Policia e Tiranës.

Arrestohet në flagrancë një person, banues në Arapaj të Durrësit, pasi u kap duke ndërtuar pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Policia e Shtetit zbardh tentativë për vjedhje në fshatin Kropisht të Selenicës.

Një e re në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri, raportoi këtë të hënë policia e kryeqytetit.