Paditet kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka

11/03/2015 - 14:23

11 mars 2015 - Kryetari i bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe drejtoresha e Urbanistikes Aida Shllaku, janë paditur nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Të dy zyrtaret akuzohen për shpërdorim detyre, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi. 

IKMT-ja ka kallëzuar penalisht për të njëjtën akuzë edhe Sezai Krajën me detyrë Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie, si dhe shtetasit Isa Gjongecaj dhe Arben Llalloçi që kanë ushtruar po këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore.

Për këtë arsye, IKMT-ja ka kërkuar marrjen e masave dhe pezullimit nga detyra për shtetasit që ushtrojnë aktualisht funksione publike. Nga ana tjetër, burime nga bashkia e Shkodrës, bëjnë me dije se pranë këtij institucioni, nuk ka pasur akoma ndonjë shkresë zyrtare lidhur me këto akuza, për të cilat janë vënë në dijeni vetëm përmes mediave mesditën e së mërkurës.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 10 vjet heqje lirie Shkëlzen Hasanpapaj, ai akuzuar se qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të Flore

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur rreth orës 12:30 në Durrës.

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak më parë pranë mbikalimit të Sukthit.

Policia italiane ka arrestuar një pastiçier shqiptar, pasi u kap me drogë.

Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morges të Zvicrës pasi ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij.

Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit për shkak se gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në do

Një person ka përfunduar në spital pasi u rrah me grushte nga dy tërinj.

Policia parandalon në Durrës përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta.

Një 65-vjeçare ka humbur jetën, pasi është goditur në mënyrë fatale nga një furgon i drejtuar nga 21-vjeçari I.M.

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të xhaxhait të tij.