Pamje të rënda e pikëlluese transmetohen çdo minutë teksa operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë në Durrës për të nxjerrë nga rrënojat banorët e mbetur brenda.

Në hotelin e shembur Mira Mare në Plazh, fatkeqësisht kanë nxjerrë një trup të pajetë.

Numri i personave të vdekur ka shkuar në 7 deri më tani, konfirmojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në Durrës rezultojnë 4 viktima, në Thumanë 2 viktima, ndërsa 1 viktimë është shënuar në Kurbin, ku sipas njoftimeve zyrtare ky i fundit nga paniku është hedhur nga ballkoni i banesës.