Personi që shikoni në foto, i rrethuar me të kuqe është Vilson Tafçiu (Noka), 28-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Pamje nga vendngjarja tregojnë viktimën, pak momente pas ekzekutimit.

Siç e shikoni, i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë, Vilson Tafçiu (Noka) qëndron i shtrirë buzë lokalit, ku dhe u ekzekutua me armë zjarri.

Zona përqark është rrethuar nga forca të shumta policie që po inspektojnë zonën e krimit.

Vilson Tafçiu (Noka), 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”.

Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar, pasi Tafçiu ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave. I riu ishte me precedentì penalë, pasi ishte arrestuar për drogë dhe ishte dëbuar nga Franca.