Policia e Elbasanit ka parandaluar një konflikt në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F.C.

Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje” në ngarkim të shtetasit S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.