Policia e Kavajës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Golem.

64-vjeçari me iniciale D. F., është arrestuar në flagrancë pasi në Golem, ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç.

Autori është neutralizuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.