Një konflikt mes tre personave është parandaluar nga Policia e Lezhës, e cila arrestoi një 26-vjeçar dhe procedoi në gjendje të lirë dy persona të tjerë.

Ata u konfliktuan për motive të dobëta, duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të kësaj ngjarjeje, pasi 26-vjeçarit të arrestuar iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë.

Përveç armëmbajtjes pa leje, 26-vjeçari akuzohet edhe për kanosje, dëmtime të tjera me dashje dhe prishje të rendit, sikurse edhe dy personat e tjerë të proceduar në gjendje të lirë.