Parandalohet vrasja e 26-vjeçares për prona

Postuar: 21/04/2017 - 11:19

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Malësi të Madhe. Policia ka ndërhyrë menjëherë në një konflikt pronësie mes dy personave në fshatin Lohë e Sipërme.

Sipas policisë, “në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe, ka pasur një konflikt ndërmjet shtetases M.J., 26 vjeçe dhe shtetasit Alfred Jakaj për motive pronësie. Ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen M.J”.

Shërbimet policore pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.

Një qytetar nga Tirana është dënuar nga gjykata për “Mashtrim”, pasi ai është akuzuar për një ngjarje që ka ndodhur me këngëtarin e muzik

   Një konflikt mes dy burrave në lagjen nr.18 në Durrës ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.

   Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

   Vdekja e një burri në spitalin e Vlorës ka bërë që autoritetet të referojnë materialet hetimore në Prokurorinë e këtij qyteti për vepr

   7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore e Modenës.

   Në gjendje të dehur në timon ndalohen nga policia, nis për ta procedimi penal.

   Të tjera masa në radhët e policisë pas kapjes së 2 kg heroinë nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës.

   Zhvillime të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden për vrasjen e një shqiptari për hakmarrje, krim