Parkimi në vendin e gabuar nga njerëz të papërgjegjshëm në qytetin e Durrësit, sjell mjaft shqetësim për banorët, të cilët i drejtohen për ndihmë policisë së shtetit, ndërsa marrin mbrapsh neglizhencën e tyre!

Në redaksinë e "DurrësLajm", ka mbërritur një rast i ndodhur ditën e sotme, në qendër të Durrësit, teksa një drejtues/e ka parkuar makinën në hyrje të garazhit të një pallati, godinë e cila funksionon për banesa, zyra dhe institucione.

Në të tilla kushte, qytetari ka telefonuar Shërbimin e Policisë , të cilët i kanë thënë se një patrullë do të mbërrije në vendngjarje, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Pas gati 15 minutash, qytetari pohon se ka telefonuar plot katër herë të tjera Shërbimin e Policisë të cilët nuk denjojnë më të përgjigjen. Kanë qenë efektivët e policisë Bashkiake ata të cilët i kanë dhënë zgjidhjen e duhur këtij shqetësimi.