Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme 94-vjeçari Jashar Tafa, që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët dy ditë më parë.

Burime nga policia konfirmojnë̈ se ka dyshime se zjarrvënia në banesë e tij ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar nipi i tij me inicialet Rr.T.

Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.