Përdhunimi i të miturës, 7 adoleshentët pranojnë akuzat në gjykatën e Durrësit (VIDEO)

04/02/2019 - 11:11

Shtatë adoleshentët nga Kavaja të akuzuar për përdhunimin e një 14-vjeçareje, kanë dalë sot para gjyqtares Nurjeta Tafa në gjykatën e Durrësit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të gjithë djemtë e arrestuar e kanë pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Ata kanë thënë se e merrnin vajzën në shtëpitë  e tyre pas përfundimit të mësimit.

Sipas të njëjtave burime, djemtë i bënin presion 14-vjeçares dhe e detyronin të shkonte në banesat e tyre njëri pas tjetrit, kur prindërit e tyre ndodheshin në punë.

Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës “Rilindja”, të cilat gjatë marrjes në pyetje kanë thënë se nuk dinin gjë për këtë rast.

Të mirurit janë marrë në pyetje në prani të psikologes në polici por edhe në gjykatë.

Vajza e mitur ka pranuar përdhunimin nga djemtë dhe ka rrëfyer për kërcënimet dhe abuzimet që I janëe kryer, në prani të psikologes dhe punonjëses sociale.

Mbi këto dëshmi, pritet që prokuroria e çështjes në Durrës, Oltiana Çifligu, të kërkojë arrest me burg për 7 të arrestuarit.

Para nisjes së seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë familjarët e 7 djemve të mitur jane konfrontuar me gazetarët duke i ofenduar. Ata kërcënuan gazetaret që të mos bëjnë publike ngjarjen.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi me një vajzë shqiptare vetëm 2 vjeçe.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, me protagonistë disa persona me lidhje gjaku me njëri –tjetrin.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në fshatin Zezë të Krujës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë.

Ka ndërruar jetë në spital Shpresa Baka, e cila u qëllua me armë mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë.

Pas shoqërimit të 9 punonjësve të Kadastrës Durrës, një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë, mësohet se njëri prej të shoqëruarve është

Thyen masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e g

Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan pasi transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar "Brebulla", për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narko

Një 41-vjeçare në fshatin Pojan të Maliqit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.