Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rodos pasditen e së dielës pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me të mitur.

Siç raportojnë këtë të martë mediet greke, ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 6 vjeçe në verën e vitit 2013 dhe në vitin 2009, me një vajzë 14 vjeçe, të cilën e kishte edhe të afërme. Abuzimi me këtë të fundit ka zgjatur për katër vite.

Një tjetër rast që kanë zbuluar hetuesit është edhe ai me një djalë 13 vjeç në vitin 2008, edhe ky i afërm i abuzuesit.

Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përfitonte nga fëmijët duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërinë që ata kishin me vajzën e tyre për t'u shfrytëzuar seksualisht.

Raportohet se njërit prej viktimave të shqiptarit, i janë shfaqur probleme, që kanë pasur nevojë për trajtime nga psikologë.

Një tjetër vajzëe abuzuar prej vitesh, është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës për “kruarje në organet gjenitale”. Ajo e përshkroi sulmin nga shqiptari të ndodhur 2-3 herë në javë dhe ai që i jepte 3-4 euro çdo herë duke i thënë se ajo që bënin ishte normale.