Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Verona të Italisë, ku janë përplasur dy kamionë.

Dy drejtuesit e kamionëve janë përfshirë në aksident, ku njëri është transportuar në spital, ndërsa drejtuesi tjetër ka humbur jetën në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin shqiptar Ilir Filolli. 37-vjeçari jetonte në një komunë në Treviso së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Rruga ku ndodhi aksidenti mbeti e bllokuar për orë të tëra. Sipas policisë, shkaqet e dyshuara që çuan në këtë aksident ka qenë mjegulla dhe prania e ngricave në rrugë.