Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetases Dh.H. Sipas policisë, raportohen vetëm dëme materiale.

Pamjet që sjell operatori i DurrësLajm tregojnë momentet kur nga apartamenti në katin e katërt të pallatit del tym i zi, ndërsa sirenat e zjarrfikësve jehojnë në të gjithe lagjen.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.