Një makinë tip “BMW” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Nga burimet zyrtare, mësohet se automjeti ndodhej i parkuar dhe është djegur pjesërisht, ndërsa po hetohen shkaqet.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 20.04.2021, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMW”, në pronësi të shtetasit E. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të zjarrit.