Një automjet është përfshirë nga flakët, në afërsi të një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërkohë që efektivë të policisë ndodhen në vendngjarje.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga djegia e automjetit dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, në vendngjarje ende nuk kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.