Përfshihet nga flakët një automjet tip Porsche Cayenne. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek Shkëmbi i Kavajës, në Durrës.

Fotot e mbërritura në redaksinë e DurrësLajm tregojnë automjetin e përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të tij. Nuk duhet ende arsyeja e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.