Një restorant është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por paraprakisht dyshohet rrjedhja e bombolës.

Lokali është në pronësi të shtetasit M. B, ndërsa punonjësit e zjarrfikëses arritën të neutralizonin vatrën e zjarrit që të mos përhapej në biznese dhe banesa për rreth zonës.