Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati tek rruga e Dibrës në Tiranë.

Zjarrfikësit bënë të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, vijon hetimi nga grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.