Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si "21 Dhjetori" në lagjen "Fusha e Zezë".

Në momentin që ka rënë zjarri familjarët e kësaj banese kanë qenë brenda, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e Tiranës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.