Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mes Kullave Binjakë dhe Piramidës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Makina tip “Volkswagen Golf 5” është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për kalimtarët.

Drejt vendit të ngjarjes raportohet se është nisur edhe një zjarrfikëse.