Një zjarr ka rënë në godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash.

Sipas “BalkanWeb”, zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.

Makinat e zjarrfikëses dhe policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se nga zjarri janë djegur disa dokumente, por shkaqet ende nuk dihen.