Përfundon seanca për Zani Çaushin, gjykata i kërkon burgut të Drenovës të gjithë dosjen me aktet për këtë person

29/10/2020 - 11:47

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin. Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.

Avokati le të hapur mundësinë e lirimit me kusht për Zani Çaushin nëqoftëse gjykata në seancat e ardhshme aprovon kërkesën e avokatit se Zani Çaushit ka bërë 31 vite e 3 muaj burg.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhunoi të motrën, por kur efektivët e policisë i trokitën në derë dhe i kontrolluan banesën, e gjetën me shkelje të tjera.

Ka shkuar në dy bilanci i viktimave që la pas aksidenti i djeshëm në aksin rrugor Fushë Krujë - Laç, në Thumanë, teksa policia e Durrësit

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në Librazhd dhe i plagosur ka mbetur një person.

Europol publikoi listën e 56 kriminelëve më të kërkuar në Europë.

Një grua shqiptare, 34 vjeçe, e identifikuar si Hazbije Sinameta ka ndërruar jetë në Itali, tre ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj

Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugore.  Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, ku 61-vjeç

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit ,25 vjeçari shqiptar i ekzekutu

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador duket se ka lidhje me përplasjet mes shqiptarëve në qytetin Guayaquil.

Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Thumanë -Krujë.