Përleshje me armë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën Peristeri pas një sherri midis dy grupeve të përbërë nga shqiptarë dhe rusë.

Për arsye që nuk dihen, të dy grupet dolën në rrugë dhe nisën të qëllonin kundër njeri-tjetrit.

Raportohen dy të plagosur që janë dërguar në spital. Policia gjeti në vendngjarje 8 gëzhoja.