Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri midis të huajve nga Brescia, nxitur edhe nga konsumimi i tepër i alkoolit.

Sherri shpërtheu në orën një të natës, të shtunën, në rrugën Palestro.

Dy të rinj afrikanë dhe shqiptari u plagosen lehtë me thikë.

Në momentin e mbërritjes së karabinierëve kishin mbetur vetëm të plagosurit, ndërsa të tjerët ishin larguar.

Të tre u dërguan në spital, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën, në pritje për t’u marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen.