Një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i tetë i një pallati në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. 

Kjo për shkak se gruaja kundërshton ekzekutimin e vendimit nga përmbarimi për marrjen e shtëpisë e saj.

Pas negociatave me policinë dhe zjarrfikësen, gruaja është bindur që të largohej nga ballkoni i pallatit.

Familja e gruas kishte marrë një kredi në një bankë të nivelit të dytë dhe kishte lënë kolateral apartamentin.

Aktualisht me bankën janë ende në proces gjyqësor dhe familja kërkon që ekzekutimi i vendimit të përmbarimit të mos bëhet tani pasi më 14 shkurt është seanca gjyqësore.