Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Drenie, të Patosit ku një 39-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima, Beniamin Toro po drejtonte mjetin tip "Zetor", i cili është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.