Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi përndiqte ish-gruan e tij.

Bashkëshorti u arrestua nga policia teksa po priste jashtë Gjykatës, ku edhe po zhvillohej seanca gjyqësore e divorcit.

Prej kohësh 43-vjeçari shqiptar përndiqte gruan dhe pas denoncimit të saj në polici, ai u dëbua në Shqipëri por edhe pse ndodhej përtej Adriatikut, ai vazhdonte që të përndiqte gruan.

Ditën e gjyqit, autoritetet italiane morën informacione se shqiptari ishte kthyer dhe sapo u përpoq të afrohej, u arrestua para gjykatës.