Një 58-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë.

Burimet zyrtare njoftojnë se i arrestuari kishte kohë që përndiqte motrën e gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Y. A., 58 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij.”, thuhet në njoftim.

 Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.