15/10/2019 - 15:02
Pas lajmit se gazetari Sadik Sejdinaj ra në prangat e policisë pasi përndiqte një të re, ka reaguar ky i fundit.
Në një postimi në Facebook, Sejdinaj shkruan se u shoqërua në polici për të sqaruar detajet dhe nuk është arrestuar.
POSTIMI I PLOTË
Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne what’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!
/portali DurresLajm/