Një shqiptar është arrestuar nga policia në Perugia, pasi përndiqte ish-të dashurën italiane.

Media italiane bëjnë me dije se çifti kishte kohë që i kishte dhënë fund marrëdhënies, por shqiptari nuk e ka pranuar ndarjen dhe vazhdonte ta përndiqte ish-partneren.

Edhe pse ndaj shqiptarit kishte një urdhër gjykate që e pengonte t'i afrohej ish-të dashurës, ai e ka shkelur në mënyrë të përsëritur urdhrin. Ai shfaqej sidomos natën në shtëpinë e saj si dhe në vendin e punës.

Prokurori kërkoi menjëherë nga gjykatësi që të aplikojë masën e arrestit me burg për shqiptarin.