Një aksident është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima”, ku janë përfshirë në aksident automobilistik 3 mjete.

Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjeri i njërit prej mjeteve, i identifikuar me iniciale S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.