Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur.

3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e Vorës duke lënë tre persona të plagosur.

Tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe rrugës ka ndërruar jetë njëri prej tyre.

Viktima ishte një nga drejtuesit e mjeteve me inicialet D.K., 30-vjeç, i cili sipas informacioneve zyrtare dyshohet se ka ndërruar jetë nga arresti kardiak.

Ndërkohë një tjetër drejtues mjeti, me inicialet G.Z., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të ndodhur në mesditën e sotme.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Vorë, drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.

Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.