Një aksident automobilistik ku janë përfshirë disa makina ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin. Mësohet se janë përplasur tre mjete, mes tyre edhe një furgon, e për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Sipas dëshmitarëve të rastit, përplasja ka qenë e fuqishme.

Për shkak të aksidentit, u bllokua për disa minuta unaza e Peqinit.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat nisën hetimin për zbardhjen e shkaqeve.