Dy mjete tip “Benz” e “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën në Durrës, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e “Benz”-it që ishte në gjendje të dehur.

“Më datë 13.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D., vjeç 61, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17/1, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, është përplasur me  mjetin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin N.V., vjeç 34, banues në Durrës”, informojnë sot burime zyrtare të policisë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.