Një aksident është regjistruar pak më parë në Ersekë, në rrugën e “Barmashit”. Si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur kater persona, por fatmirësisht nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë që janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.