Dy vajza kanë mbetur të plagosura gjatë një aksidenti rrugor në rrugën e Rinasit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 14:40 minuta ku një mjet drejtuar nga një 30 vjeçare ka përplasur një mjet tjetër drejtuar nga një 22 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.