Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Burimet thanë se në aksident ka ndodhur në fshatin Babicë, ku është përfshirë edhe një punonjëse policie.

Sipas të dhënave, një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një makinë ‘Toyota’. Nga përplasja ka mbetur e plagosur një punonjëse policie. Ende nuk ka të dhëna në lidhje me aksidentin, ndërsa policia ka nisur hetimet.